Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Fatmir Pireva dhe profesori Arben Maliqi pjesëmarrës në Javën Ndërkombëtare të Stafit Sportiv në Bosnjë dhe Hercegovinë

19 Qershor 2024

Fakulteti i Sportit dhe Edukimit Fizik në Universitetin e Sarajevës ka organizuar Javën Ndërkombëtare të Stafit Sportiv, ku po marrin pjesë dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB Fatmir Pireva dhe profesori Arben Maliqi.

Pireva është mirëpritur në takim nga homologu i tij Ifet Mahmutovic, për të biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit, me theks të veçantë shkëmbimin e stafit akademik, organizimin e përbashkët të konferencave shkencore, seminareve, tryezave dhe pjesëmarrje në takime të ndryshme.

Përveç këtyre, në takim u përmendën edhe aplikimet e përbashkëta në projektet ndërkombëtare në fushën e sportit.

Share: