Kolegji AAB organizon konferencën e radhës shkencore ndërkombëtare – Hapet thirrja për dërgimin e abstrakteve

21 Qershor 2024

Fakulteti i Administratës Publike dhe Fakulteti Juridik në Kolegjin AAB, do të organizojnë konferencën e radhës shkencore ndërkombëtare “Siguria, paqja dhe zhvillimi i qëndrueshëm në botën e trazuar”, me 12 shtator 2024.

Qëllimi i kësaj konference është të bëjë bashkë studiuesit, politikëbërësit dhe  profesionistët nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare, të drejtës ndërkombëtare, ekonomisë dhe fushave të afërta me to, për të analizuar sfidat e sigurisë, drejtësië dhe qëndrueshmërisë ekonomike në një botë të trazuar.

Të gjithë të interesuarit ftohen të dërgojnë abstrakt deri me datën 20 korrik 2024. Në lidhje me temat të cilat mund të trajtoni në abstrakt mund t’i gjeni në këtë link.

Konferenca organizohet në partneritet me Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoni të Veriut dhe Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”.

Share: