Kanë vazhduar takimet e shumta nga dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Fatmir Pireva dhe profesorit Arben Maliqi, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Stafit Sportiv që po mbahet në Universitetin e Sarajevës.
Këtë herë ata janë takuar me prorektorin për Mësim Rijad Novokovic dhe dekanin e Fakultetit të Sportit Ekrem Colakhodzic, nga Universiteti “Džemal Bijedić” në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Takimi pati në thelb mundësitë e bashkëpunimit në mes institucioneve, përfshirë edhe shkëmbimin e stafit akademik dhe profesional, organizimin e përbashkët të konferencave shkencore, seminareve, tryezave dhe pjesëmarrjen në takime të ndryshme, shkëmbimin e materialeve profesionale, shkëmbimin e literaturës profesionale në mes të dy institucioneve, si dhe aplikimin e përbashkët për projekte ndërkombëtare në fushën e sportit, dhe forma të tjera të bashkëpunimit me interes të përbashkët.