Kolegji AAB bëhet qendër të provimeve të ÖSD-së

23 Dhjetor 2019

Kolegji AAB tashmë ka arritur edhe një progres tjetër në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Tani e tutje, AAB do të jetë qendër testuese për provimet e gjuhës gjermane ÖSD. Kjo u arrit në sajë të marrëveshjes së nënshkruar në mes të zëvendësdrejtoreshës së ÖSD-së, Brigitte Mitteregger dhe zëvendësrektorit të Kolegjit AAB, Shemsedin Vehapi.

ÖSD është ofertues i provimeve të gjuhës gjermane të njohura në rrafshin ndërkombëtar.

Provimet e gjuhës do të ofrohen në kuadër të Programit për Karrierë dhe Punësim në Kolegjin AAB. Ky proces i rëndësishëm do të nis nga fillimi i vitit të ardhshëm.

 

Share: