Informatë rreth mundësisë së realizimit të projekteve inovative nga studentët e FSHK-s

15 Nëntor 2016

Drejtimi Shkenca Kompjuterike tani më ka krijuar klube të punimeve praktike në fusha të ndryshme të inxhinierisë kjo ju jep mundësi edhe juve studentë që keni njohuri specifike në fusha si Inxhinieri Softuerike, Rrjeta Kompjuterike, Mekatronikë apo edhe fusha të ngjajshme, idetë dhe projektet inovative të së ardhmes në fushën e TIK-ut të keni mundësi t’i realizoni edhe praktikisht. Projektet e tilla do të mbeten si punë e juaja në Kolegjin AAB dhe do jeni ju ata që do t’i prezantoni. Për të interesuarit deri ditën e premte (18.11.2016) te lajmroheni tek udhëheqësit e këtyre projekteve tek zyret kati i dytë varësisht në cilën fushë bënë pjesë projekti për të cilin jeni përcaktuar. Kjo ndarje duket si më poshtë:

Florijeta Hulaj – Klubin per modelim 3D dhe print 3D
Fatime Gashi – Klubin e Rrjetave Kompjuterike
Altin Shala – Klubin e Mekatronikës
Krenar Kepuska – Klubin e IT-se apo Arduino
Engin Melekoglu – Klubin e Programerëve

Për çdo detaj dhe konsulltim rreth ideve, mjeteve të nevojshme dhe realizimit të tyre do ta keni ndihmën nga udhëheqësit dhe dekanati i FSHK-s.

Jeni të mirëseardhur!

Share: