Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, me mbështetje nga NED (National Endowment for Democracy) dhe UNICEF edhe sivjet organizon Shkollën e Etikës së Gazetarisë për studentët e gazetarisë dhe gazetarët e ri.
Shkolla do të organizohet në dy module, teorik dhe praktik.
Në Modulin e parë do të ligjërojnë gazetarë të shquar, pedagogë dhe ekspertë nga fusha e mediave nga Kosova dhe jashtë saj.
Ky modul do të mbahet me 5, 6 dhe 7 dhjetor, 2016, në Sallën Orion (përballë Kinemasë ABC), në Prishtinë.
Kushtet për aplikim:
Për të qenë pjesë e kësaj shkolle, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet në vijim:
Të jenë studentë të gazetarisë ose gazetarë të ri;
Të jenë në vitin e dytë të studimeve ose më lartë;
Të jenë të interesuar në temat dhe çështjet aktuale të etikës së gazetarisë;
Në qoftë se jeni të interesuar për të qenë pjesë e kësaj shkolle, na shkruani në e-mail adresën [email protected]. Afati i fundit për aplikim është 30 nëntor 2016.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar!
Për informatat shtesë mund të lajmëroheni në nr. e telefonit: +377 (49) 344 628