Vizitë Studimore – Kampusi Gjakovë

17 Dhjetor 2016

Të premtën me datë 16.12.2016 studentët e Fakultet Ekonomik – kampusi Gjakovë, realizuan vizitë studimore në kompaninë e prodhimit të tubave Inova Pipe, si një nga kompanitë e para private në Kosovë (1980). Studentët patën rastin të shohin funksionimin e një kompanie prodhuese kosovare, fabrikën me tërë stabilmentet e saj dhe procesin e prodhimit, si dhe të dëgjojnë e të bashkëbisedojnë me pronarin e fabrikës, z. Butrint Batalli.

Tek sa tregonte për sfidat dhe sukeset gjatë rrugëtimit në biznesin e tij, z. Batalli citoi se si e kanë ndihmuar ligjet e reja mbi TVSH-në në doganë të cilat kanë mundësuar që lënda e parë e importuar të bartë cmim më të ulët, se si mbështetja nga grantet i kishte ndihmuar që të mendojë për zgjerimin e biznesit të tij, si dhe efektin e teknologjisë së re dhe njohurive të reja në dyfishimin e prodhimit nga viti në vit.

Si ndërmarrës me eksperiencë, Z.Batalli përmendi sfidat e biznesit nga rreziku dhe pasiguria, mungesën e stafit të kualifikuar dhe praninë e konkurrencës jo besnike. Duke i inkuruajuar studentët që nesër si ndërmarrës të rinj në plan të parë t’a kenë cilësinë si të vetmin faktor të pa kompromis, ai theksoi se këmbëngulësia dhe shpirti ndërmarrës në kombinim me arsimimin janë faktorë të patjetërsueshëm në suksesin dhe tejkalimin e sfidave.             

 

Share: