Administratë Publike

Ky Fakultet do t’u mundësojë studentëve kualifikime të vlefshme universitare, sidomos atyre që kanë për qëllim të marrin rolin udhëheqës në procesin e reformave dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Fakulteti i Administratës Publike synon të mbledhë studentët më të mirë të interesuar në fushat e drejtësisë dhe të shkencave politike e administratës publike.

Si vend i ri, Kosova ka nevojë për krijimin e një administrate të vogël dhe efikase, të cilat madje janë edhe kërkesa të BE-së nëpër të cilat kanë kaluar edhe vendet e tjera të përafruara me Brukselin. Edhe Kosova duhet të konsolidojë administratën efikase në kuadër të proceseve eurointegruese.
Por, jo vetëm kaq. Të bërit politikë tashmë gradualisht është duke kaluar tek profesionistët, ndërsa vendi ka nevojë gjithashtu për promovimin dhe përfaqësimin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare, si subjekt i së drejtës ndërkombëtare.

Dekanati

Vrullim Buja

Dekan

Prof. Ass. Dr. Vrullim Buja ka lindur më 21 maj 1992 në Prishtinë, ku përfundoi shkollimin fillor dhe të mesëm në Gjimnazin “Sami Frashëri”, drejtimi i shkencave shoqërore (2007–2010). Në vitin 2014 diplomoi në degën “Business Studies (Accounting & Finance)” në CITY College – International Faculty of the University of Sheffield në Selanik, Greqi. Në vitin 2016 përfundoi studimet master në të njëjtin institucion në drejtimin “Marketing, Advertising & Public Relations” (https://york.citycollege.eu/). Më 6 dhjetor 2019, Ka përfunduar studimet e doktoratës në Shkenca Politike në South East European University – Tetovë (https://www.seeu.edu.mk), ku është specializuar në metodologji kërkimore, analizë të politikave publike dhe politika krahasuese.

Përvoja akademike e Prof. Buja filloi në vitin 2016 si asistent i lëndëve: Menaxhment, Promovim, Menaxhim i Marketingut, Menaxhim i Burimeve Njerëzore, Lidership, Ndërmarrësi & NVM dhe Menaxhim Strategjik në Kolegjin AAB. Nga marsi 2020 është angazhuar si ligjërues i rregullt në Fakultetin e Ekonomisë dhe Administratës Publike, ku ligjëron lëndë si: Lidership, Menaxhment, Integrime Ekonomike Evropiane dhe Bazat e Statistikës. Prej tetorit 2023 është emëruar Dekan i Fakultetit të Administratës Publike.

Në periudhën 2018–2019 ka qenë mësimdhënës në The British School of Kosova, ku ka ligjëruar lëndët: Ekonomi për klasën e 11-të dhe 12-të si dhe Aftësi Ndërpersonale. Po ashtu ka përvojë menaxheriale në sektorin privat si Menaxher Financiar dhe i Marketingut në “Barrio-B” Lounge Bar (2014–2018), dhe Menaxher Biznesi në N.T.SH “Tregu” në Drenas (2008-2014).

Aktiviteti shkencor i Prof. Bujës përfshin një sërë punimesh të botuara dhe prezantimesh në konferenca ndërkombëtare. Ndër to përfshihen:

Buja, V., Qerimi, F., & Behluli, A. (2022). “The impact of leadership styles on service quality and customer satisfaction: A comparative analysis between foreign and domestic capital banks in Kosovo”. Innovative Marketing, 18(3), 181–196. https://doi.org/10.21511/im.18(3).2022.16

Buja, V., & Buja, R. (2023). “Ngarendja Politike (Hapërimet e para të shkencës politike)”. Prishtinë: Kolegji AAB.

Buja, V., & Buja, R. (2023). “Sisteme Politike”. Prishtinë: Kolegji AAB.

Buja, V., & Buja, R. (2023). “Demokracia, Zhvillimi, Demonizimi”. Prishtinë: Kolegji AAB.

Buja, V. (2019). “Finances of Local Governments in Republic of Kosova”. KNOWLEDGE International Journal, Vol. 32. Link

Ka qenë pjesëmarrës aktiv në konferenca shkencore ndërkombëtare si:

Ka ndjekur trajnime profesionale për menaxhimin e projekteve, metodologjinë e arsimit të lartë dhe kërkimin shkencor në AAB dhe CITY College.

  • Trajnim – Project Planning and Management (Advanced Module), AAB College, Prishtinë (29–30 gusht 2023).
  • Trajnim – Project Planning and Management (Initial Module), AAB College, Prishtinë (18–19 korrik 2023).
  • Seminar – Higher education methodology from the perspective of adult learning principles, AAB College, Prishtinë (21 korrik 2022).
  • Trajnim – Communication and connection of research with public policies, AAB College, Prishtinë (18 korrik 2022).
  • Trajnim – Teaching, assessment and design of learning outcomes, AAB College, Prishtinë (16 tetor 2021).
  • Seminar – Scientific Research at AAB, AAB College, Prishtinë (02 tetor 2021).
  • Seminar – Crisis Management and Effective Turnaround, CITY College – University of Sheffield, Selanik (14 mars 2014).

Flet rrjedhshëm anglisht dhe zotëron aftësi të avancuara në Microsoft Office, SPSS, Adobe Photoshop dhe rrjetet sociale (Facebook, Instagram, TikTok). Është i njohur për qasjen multidisiplinare, kreativitetin në ligjërim dhe përkushtimin në rritjen e cilësisë akademike.

Është i martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Prishtinë.

Ganimete Ismajli

Koordinatore për cilësi

“Bashkëpunimi në mes të shërbimeve inteligjente dhe policisë në parandalimin e terrorizmit” – ICLS 2015 Kolegji AAB Prishtinë ISBN:978995149454-0.

 

CV