Dekanati

Email
[email protected]
Tel
+383 38 600 005
ext 139

Petrit Bushi

Dekan

Fushat kryesore të studimit, kërkimeve e botimit janë në fushën e së Drejtës Publike, drejtimi Penal.

Arsimin parauniversitar e ka mbaruar në Vlorë, Shqipëri (1980-1984). Studimet universitare i ka mbaruar në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Studimet për Ekonomi, profili Financë, i ka mbaruar në vitin 1998, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti Shtetëror i Tiranës, ku ka fituar titullin Master Shkencor, në Financë dhe në vitin 2001 ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, dega Drejtësi, ku ka fituar titullin Master Shkencor në drejtimin Penal.Studimet e doktoratës i ka përfunduar në Universitetin Europian të Tiranës (2016), në fushën e së Drejtës Publike, drejtimi Penal, me specializim të ngushtë në temën “Hetimet Financiare dhe Konfiskimi i Produkteve të Krimit”.

Ka punuar në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar prej vitit 2007, si përfaqësues i Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

Ka punuar në Prokurori, Drejtori të Përgjithshme të Tatimeve, Drejtori të Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në detyra të ndryshme.

Ka kryer specializime dhe trajnime në fushën e hetimeve financiare dhe është trajner për hetimet financiare dhe konfiskimin e produkteve të krimit dhënë nga Këshilli i Evropës, projekti CARPO Police.

Ka mbajtur trajnime në fushën e hetimeve financiare dhe konfiskimit të produkteve të krimit, të procedurave të prokurimit publik, si trajner nga Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja.

Prej vitit 2009 është ligjërues në Fakultetin Juridik dhe Fakultetin e Administratës Publike, në Kolegjin AAB, Prishtinë në lëndët: Krimi Financiar, E drejta Financiare, Ruajtja dhe Mbrojtja e Informacionit etj.

Është bashkautor me Këshillin e Evropës, për manualin “Hetimet Financiare dhe Konfiskimi i Produkteve të Krimit”.

 

Ligjëron lëndët:

 

  • E drejta financiare
  • Seminar pergatitor per temen master (MA)
  • E drejta e punes 
Email
[email protected]
Tel
+383 38 600 005

Albana Pasjaqa

Koordinatore për cilësi

INSTITUTI AAB
APLIKO