Mundësi për punë praktike për studentët e Kolegjit AAB nga programi Kosovo Generation Unlimited

10 Shtator 2024

Mbi 300 vende të reja punë praktike me kompensim janë hapur në komuna të ndryshme të Kosovës, nga programi Kosovo Generation Unlimited, ku mund të aplikojnë studentët e Kolegjit AAB.

Vendet e hapura për punë praktike janë në këto fusha:

💻 Teknologji Informative dhe Komunikimi (TIK)

🎨 Grafik Dizajn

💊 Farmaci

🗂 Administratë

🚛 Logjistikë

🛍 Shitje

📉 Ekonomi dhe kontabilitet etj.

Për të përfituar nga mundësitë e punës praktike të rinjtë fillimisht duhet të regjistrohen/ krijojnë profilin e tyre në platformën online (K-GenU) dhe pastaj të aplikojnë në thirrjet e postuara në këtë platformë.  Këto angazhime tremujore me kompensim jo vetëm që u japin studentëve një mundësi për përvojë praktike, por edhe rrisin gjasat e tyre për punësim afatgjatë dhe përgatitje profesionale në fushat e tyre të studimit apo interesit.

Programi Kosovo Generation Unlimited implementohet nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF Kosovë dhe Rrjeti CSR Kosova.

Share: