Mbi 300 vende të reja punë praktike me kompensim janë hapur në komuna të ndryshme të Kosovës, nga programi Kosovo Generation Unlimited, ku mund të aplikojnë studentët e Kolegjit AAB.
Vendet e hapura për punë praktike janë në këto fusha:
💻 Teknologji Informative dhe Komunikimi (TIK)
🎨 Grafik Dizajn
💊 Farmaci
🗂 Administratë
🚛 Logjistikë
🛍 Shitje
📉 Ekonomi dhe kontabilitet etj.
Për të përfituar nga mundësitë e punës praktike të rinjtë fillimisht duhet të regjistrohen/ krijojnë profilin e tyre në platformën online (K-GenU) dhe pastaj të aplikojnë në thirrjet e postuara në këtë platformë. Këto angazhime tremujore me kompensim jo vetëm që u japin studentëve një mundësi për përvojë praktike, por edhe rrisin gjasat e tyre për punësim afatgjatë dhe përgatitje profesionale në fushat e tyre të studimit apo interesit.
Programi Kosovo Generation Unlimited implementohet nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF Kosovë dhe Rrjeti CSR Kosova.