Eron Burri

Kulturë Fizike dhe sport

Studenti i AAB-së fitues i vendit të parë në garat e skijimit të Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës

Eron Burri, student i Kolegjit AAB, ka dalë i pari në garat e organizuara nga Federata e Sporteve Universitare të Kosovës, që u mbajtën më 07 mars në Brezovicë.

Eroni, edhe pse në AAB studion për Shkenca Kompjuterike, ai nuk e ka lënë prapa as pasionin e tij skijimin, me të cilin merret tash e 18 vjet. Ai që nga mosha 4 vjeçare ka qenë garues në gara të ndryshme, ndërsa si pjesëtar i reprezentacionit të Kosovës në skijim, ka marrë pjesë në gara të ndryshme jashtë vendit, si në Slloveni, Turqi, Bullgari, Mal të Zi, etj..

Eroni thotë se nuk është e lehtë të merresh me sport në Kosovë. Sporti profesional është i kushtueshëm, thotë ai, dhe për një student është e vështirë t’ i mbulojë të gjitha shpenzimet vetëm, por Eroni beson se do të ketë përkrahjen e Kolegjit AAB dhe se nuk do të ndalet drejt sukseseve të tjera.

Share: