Krenare Çerkini

Juridik

Studentja Krenare Çerkini po përfaqëson studentët e AAB-së dhe të Kosovës në Konventën e 35-të studentore të Unionit të Studentëve të Evropës

Krenare Çerkini, studente e Kolegjit AAB, në cilësinë e nënkryetares së Unionit të Studentëve të Kosovës po merr pjesë në Konventën e 35-të Studentore ”Inclusive Student Movement” organizuar nga ESU, në Tallin të Estonisë.

Në këtë Konventë po marrin pjesë gjithsej 115 përfaqësues nga vende të ndryshme të Evropës. Ndër temat që po diskutohen, përveç atyre që lidhen me përmirësimin e jetës studentore në Evropë, pranimi i USK-së në ESU është një ndër çështjet esenciale në këtë Konventë Studentore.

“Kosova ka nevojë që të promovohet, të fitojë mbështetje nga vendet e tjera të Evropës dhe t’ i bindë se USK meriton votën e tyre për të qene anëtari më i ri i ESU. Duke qenë e vetmja përfaqësuese nga USK, ndjej të kem përgjegjësi të madhe mbi supe, mirëpo gjatë gjithë kohës jam në bisedime me këto Unione të cilat do të jenë vendimmarrëse për pranimin e Kosovës në ESU, dhe deri më tani kam marrë përgjigje pozitive. USK është në rrugë të mirë dhe fatmirësisht ka nje të ardhme premtuese drejt integrimit të saj në ESU”, është shprehur Krenare Çerkini.

Ajo ka bërë të ditur se është duke punuar edhe për organizimin e  një takimi të kryesisë udhëheqëse të ESU-së me USK-në në Kosovë, e cila sipas Çerkinit, duhet të jetë e organizuar sa më mirë ngase është mundësi ideale që t’ i tregojmë ESU-së se ne vlejmë!

Gjatë qëndrimit ne Tallin, Çerkini ka marrë shumë ftesa për takime nga Unione të ndryshme studentore të Evropës, të cilën ajoi e konsideron si hap mjaft të rëndësishëm dhe të suksesshëm duke qenë se takimi i drejtpërdrejtë me kryesitë e këtyre Unioneve e rrit dukshëm mundësinë e pranimit të USK-së ne ESU.

Share: