Se numër jo i vogël i studentëve të cilët ende pa përfunduar studimet në AAB inkuadrohen në pozita të rëndësishme pune, qoftë brenda AAB-së qoftë jashtë saj, dëshmon edhe fakti që aktualisht në AAB janë të angazhuar dhjetëra të tillë.
Kësaj radhe po ju prezantojmë njërën ta, Doruntina Alshiqin.
Doruntina e cila sapo ka përfunduar me sukses të shkëqyeshëm vitin e dytë të studimeve në Fakultetin e Gjuhës Angleze, të Kolegjit AAB, është angazhuar në pozitën e përkthyeses (përkthim nga gjuha angleze në gjuhën shqipe) si dhe koordinatore e Shkollës Verore në AAB, e cila do të mbahet sivjet nga 14-23 gusht 2017.
“Të jesh e punësuar në këtë moshë që aktualisht jam (20 vjeç) është si një ëndërr e bukur, të cilën po e shijoj çdo ditë e më shumë. Gjithçka rreth AAB-së është më se e përkryer, jo vetëm pse jam duke studiuar/punuar këtu, mirëpo duke filluar nga kreu, stafi dhe të gjithë të përfshirë në AAB bëjnë maksimumin dhe punë të palodhshme për ne të rinjtë që të kemi një të ardhme sa më të mirë. Kjo e bën AAB-në të jetë padyshim kolegji më i mirë në Kosovë si dhe në regjion”, tha Doruntina.
Doruntina theksoi se të bashkëpunosh me profesorët e Kolegjit AAB është nder dhe kënaqësi, sepse gjithmonë të ndihmojnë dhe të motivojnë për më shumë, ndërsa kushtet në AAB janë fantastike dhe ndikojnë shumë në motivimin e studentëve.
Mesazhi i saj i vetëm është “Në qoftë se të rinjtë dëshirojnë të arrijnë diçka në një vend si Kosova, vendi i vetëm për ta është AAB-ja”.