Gazmend Abrashi

Komunikim Masiv

Abrashi studimet bachelor dhe master i ka përfunduar në AAB, të doktoratës i ka nisur në UP

Gazmend Abrashi, studimet Bachelore dhe Master i ka përfunduar në Fakultetin e Komunikimit Masiv dhe Gazetari në Kolegjit AAB, kurse studimet e doktoratës i ka regjistruar dhe tashmë është ne semestrin e dytë në departamentin Shkencat e Komunikimit dhe Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”.

Gazmendi për revistën “AAB Alumni” shprehet se gjatë studimeve në AAB, ka pas fatin të ketë profesorë të rregullt, të cilët janë eminentë në këtë fushë, ardhja edhe e profesorëve vizitorë ka pas rëndësinë dhe vlerën e vet dhe tregon seriozitetin e AAB-së, gjithashtu edhe ambientet e nevojshme për praktikimin e teorisë, ku vlen të ceket posedimi i mjeteve teknike-teknologjike të nevojshme, kemi bërë praktikë dhe kemi bërë vizita të rëndësishme në kompanitë mediale etj.

Abrashi gjatë studimeve Master ka diplomuar me temën “Komunikimi organizativ”, fokusi i hulumtimit ka qenë komunikimin organizativ i brendshëm. Po ashtu deri më tani ka botuar dy punime shkencore me bashkautorë, punimet janë: “Multimedia dhe konvergjenca” dhe “Ekranizimi i veprës letrare”, kurse është i punësuar në Kolegjin AAB.

Share: