Hapet thirrja për grante në projektet studentore për semestrin dimëror 2024/2025

17 Tetor 2024

Zyra për Zhvillimin e Projekteve në kuadër të Kolegjit AAB, shpallë të hapur thirrjen për grante për projekte studentore për semestrin dimëror 2024/2025. Kjo thirrje bëhet me qëllim të fuqizimit të rolit të studentëve, shtimit të aktiviteteve jashtë kurrikulare si dhe pasurimit të jetës studentore. Sesioni informes për studentët e interesuar mbahet online me datë  21 tetor 2024  nga ora 14:00. Për të pranuar linkun për pjesëmarrje në sesion informues regjistrohuni në formën: https://forms.gle/aTkpvuRmpWLxDuBt5

Për më shumë informata rreth thirrjes, objektivave,  dhe formës së aplikimit, vizitoni faqen zyrtare https://aab-edu.net/bashkepunimet/projektet/ dhe shkarkoni dokumentin “Thirrje për aplikim për projekte studentore – Semestri dimëror 2024/2025” nën pjesën “Thirrjet e hapura nga Zyra për Zhvillim të Projekteve”.

Afati i fundit për aplikim: 31.10.2024

Për çdo pyetje ose informatë shtesë,  kontaktoni në [email protected] ose vizitoni Zyrën për Zhvillim të Projekteve në Kolegjin AAB, Kati III. 

Share: