Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike fillojnë praktikën në Kolegjin AAB

19 Dhjetor 2024

Studentët e vitit të dytë dhe tretë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike kanë filluar punën praktike në Kolegjin AAB. Në kuadër të kësaj praktike studentët do zhvillojnë projekte të shumta përmes punës grupore.

Produktet do jenë softuerike të cilat pastaj do i ofrohen industrisë. Realizimi i tyre bëhet nën mbikëqyrjen e profesorit Engin Melekoglu, por edhe specialistë nga industria.

Share: