Adriatik Berisha, student i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, së fundmi u shpall Kampion Absolut i Kosovës në të gjitha grupmoshat deri në kategorinë 65 kg. Si student i vitit të parë dhe një sportist i përkushtuar nga Klubi i Mundjes “Prizreni”, Adriatiku ka arritur rezultate mbresëlënëse deri më tani.
Ai u shpall 13 herë Kampion i Republikës së Kosovës në grupmoshat U15, U17, U20 dhe Senior; 2 herë Medalist i Bronztë i Ballkanit; Medalje e Argjendtë në Olimpiadën për të Rinj (U20) në Iowa, SHBA; 2 herë i përzgjedhur nga Komiteti Olimpik i Kosovës si “Shpresë Olimpike” dhe fitues i shumë turneve ndërkombëtare, nga viti 2016 deri më 2024. Sukseset e Adriatikut janë fryt i përkushtimit të tij të palodhshëm, punës së vazhdueshme dhe mbështetjes nga klubi, profesorët dhe Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB.
Adriatiku synon të përfaqësojë Kosovën në nivelet më të larta të mundjes botërore, duke vijuar rrugëtimin e tij drejt sukseseve të reja dhe sfidave më të mëdha.