Studentja Albulena Fejza shpallet “Lojtare e Vitit” nga Federata e Futbollit të Kosovës

20 Janar 2025

Albulena Fejza, studente e dalluar në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit, së fundmi ka shënuar një sukses të madh në karrierën e saj si sportiste.

Ajo është zgjedhur “Lojtarja e Vitit” nga Federata e Futbollit të Kosovës, një çmim që pasqyron punën, përkushtimin dhe motivimin e saj të pashoq për të arritur rezultate edhe më të mëdha. Albulena është gjithashtu pjesë e Kombëtares së Kosovës në ekipin A, ku përfaqëson me krenari vendin në arenën ndërkombëtare.

Këto arritje janë fryt i angazhimit dhe pasionit të saj të pandërprerë për futbollin. Aktualisht, ajo është lojtare e ekipit KF Trepça nga Mitrovica, që garon në Superligën e Femrave të Kosovës.

Share: