Përparësitë dhe mangësitë e mësimit në distancë (video)

2 Prill 2020

Në kuadër të diskutimeve online që po organizohen nga Kolegji AAB, u analizuan përparësitë dhe mangësitë që studentët mund të kenë nga mësimi në distancë.
Të ftuar ishin zv. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof. Xhavit Rexhaj dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale në Kolegjin AAB, Prof. Hysen Kasumi. Panelistët vlerësuan lartë përpjekjet e profesorëve dhe studentëve për të arritur sukses përmes mësimit në distancë, derisa shtuan se statistikat janë shumë inkurajuese pasi pjesëmarrja aktive e studentëve është shumë e madhe.

“Mësimdhënia online ka sjellë një kontekst të ri, relacione dhe ndërveprime te reja në mes të tre faktorëve kryesorë që janë: mësimdhënësi, studenti dhe literatura. Rezultatet janë treguar shumë pozitive me të mësuarit online, megjithatë mendoj se stili narrativ nuk duhet shmangur dhe besoj se është shumë e rëndësishme që të ketë ndërlidhje të dijes së mëparshmë dhë dijes që pason për studentë”, u shpreh z. Rexhaj.
Ndërkaq Dekani, z. Kasumi diskutoj për metodologjitë më të avancuara të mësimit në distancë, duke theksuar se shfrytëzimi i paltformave online krijon përparësi të caktuara në procesin e mësimnxënies.
Diskutimin e plotë mund ta ndiqni në facebook të Kolegjit AAB.

Mësimi në distancë, përparësitë dhe mangësitë. Debat live me studentët e Kolegjit AAB.

Posted by Kolegji AAB on Thursday, April 2, 2020

Share: