Kolegji AAB fton të interesuarit të aplikojnë për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare MORIN, që do të mbahet më 10-11 Korrik 2025 në Vlorë, Shqipëri, në kuadër të projektit “MORIN – Mobility Recognition for Integration”, i financuar nga Erasmus+, në të cilin Kolegji AAB është partner.
Konferenca fokusohet në qasje inovative për njohjen akademike të mobilitetit studentor, rezultatet e të nxënit, transparencën kurrikulare, lidhjen me tregun e punës dhe përmirësimin e procedurave të njohjes së mobilitetit. Prezantimet në gjuhën angleze mund të jenë mbi temat e njohjes akademike, mobilitetit dhe transparencës në arsim. Abstraktet duhet të dërgohen në adresën: [email protected].Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është zgjatur deri më 10 maj 2025.
Pjesëmarrja është pa pagesë dhe ofrohet fizikisht në Vlorë ose virtualisht.
Thirrjen e plote mund ta lexoni këtu: https://sites.google.com/univlora.edu.al/morin-project/home/call-for-papersPër çdo pyetje shtesë, mund të kontaktoni në [email protected].
Ju mirëpresim në Vlorë për të bashkëndarë ide dhe përvoja që kontribuojnë në avancimin e njohjes së mobilitetit studentor dhe integrimit rajonal!