Ekskluzive: Kolegji AAB shumë shpejtë me shërbime stomatologjike dhe radiologjike 24 orë

22 Prill 2020

Në diskutimin e sotëm online me studentë, organizuar nga Kolegji AAB është trajtuar tema “Sfidat e sistemit mjekësor në kushtet e pandemisë COVID-19 dhe përhapja e kësaj sëmundje”.
Të ftuar ishin Drejtori i Klinikës së Radiologjisë në QKUK, Mr. Sc. Dr. Bujar Gjikolli dhe Dekani i Fakultetit të Stomatologjisë në Kolegjin AAB, Dr. Sc. Astrit Kuçi. Ata shpalosën për studentët gjithë punën që po bëhet nga stafi mjekësor i Kosovës dhe përpjekjet e vazhdueshme për të trajtuar pacientët në përgjithësi e veçanërisht ata me COVID-19.

Panelistët patën një sërë kerkesash për qytetarët duke i porositur ata që të respektojnë udhëzimet për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në mënyrë që stafi mjekësor ta ketë më të lehtë t’i përballojë kërkesat dhe nevojat e pacientëve. Ata vlerësuan se stafi mjekësor janë heronjtë e vertetë në përballimin e kësaj situate të shkaktuar nga pandemia COVID-19, pasi ata janë të gatshëm të rezikojnë jetën e tyre, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë që pacientët të mbesin pa shërbimet e nevojshme.

Në këtë diskutim live me studentët e Kolegjit AAB, u fol edhe për ndërhyrjen e fundit kirurgjike në vendosjen e stentit retriever në tru, realizuar për herë të parë në Kosovë nga Mr. Sc. Dr. Bujar Gjikolli.
“Realisht, momentin kur mbyllet një enë e gjakut, qarkullimi i gjakut nuk shkon në atë pjesë të trurit dhe ajo pjesë e trurit fillon të vuajë pa oksigjen, ushqim dhe vdes. Kjo nënkupton se sa më parë duhet ta hapim enën e gjakut për faktin që ekziston rreziku se ky ndryshim qëndror të përhapet në pjesë më të madhe të trurit dhe pikërisht intervenimi jonë e shpëton këtë pjesë, e cila mund të dëmtohej më vonë”, tha Dr. Gjikolli.

Ndërsa, prof. Kuçi ndër të tjera tregoi edhe një lajm të ri për gjithë të rinjët që priten ti bashkohen studimeve në Kolegjin AAB dhe atyre që tashmë janë pjesë e Kolegjit.
“Është një lajm tejet i mirë për gjithë studentët që dëshirojnë të studiojnë në sferat e shkencave mjekësore, mund të themi se qysh tani është arritur të realizohet plani për ofrimin e shërbimeve stomatologjike dhe radiologjike 24h në kuadër të Kolegjit AAB, me të gjitha hapësirat e mundshme. Shumë shpejt do ta shihni këtë plan i cili është në implementim e sipër dhe më pas do mund të japin të gjithë studentët kontributin e tyre përgjatë studimeve në AAB”, u shpreh Dr. Kuçi.
Diskutimin e plotë mund ta ndiqni në facebook të Kolegjit AAB.

Ekskluzive: Kolegji AAB shumë shpejtë me shërbime stomatologjike dhe radiologjike 24 orëNë diskutimin e sotëm online…

Posted by Kolegji AAB on E martë, 21 April 2020

Share: