Psikologji

Fakulteti i Psikologjisë ka qëllim parësor zhvillimin e arsimimit të lartë në fushën e psikologjisë përmes së cilës synohet ngritja e cilësisë së jetës së personave dhe grupeve shoqërore. Në këtë program studentët do të fitojnë njohuri të specializuara dhe të përditësuara mbi themelet shkencore psikologjike. Në anën tjetër, zhvillimi i aftësive të karrierës është i theksuar dhe i pranishëm në çdo fazë të studimit. Si rrjedhojë, kjo shkallë e studimeve të psikologjisë i vë studentët në një pozitë të pëlqyer për shumë vende pune në sektorin publik dhe privat, si brenda ashtu edhe jashtë sferës së psikologjisë profesionale.

Dekanati

Naim Telaku

Dekan

Naim Telaku ka fituar titullin Doktor i Shkencave të Aplikuara të Mjekësisë nga Universiteti Mjekësor i Vjenës në vitin 2018. Paraprakisht, ai ka magjistruar në Psikologjinë Neurokognitive në Universitetin Ludwig Maximilians të Mynihut, gjersa shkollimet bazike në Shkencën Politike dhe Psikologji i ka mbaruar në Prishtinë. Aktualisht, z. Telaku mban pozitën e dekanit të Fakultetit të Psikologjisë në Kolegjin AAB. Ai ka qenë i zgjedhur President i Asociacionit të Psikologëve Profesionist të Kosovës, bashkëdrejtues i Komisionit për Licencimin e Psikologëve Klinikë pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë si dhe njëri ndër përfaqësuesit e komunitetit të psikologëve klinikë në kuadër të Odës së Mjekëve të Kosovës. Në vitin 2013, z. Telaku ka bashkëthemeluar Ambulancën Psikologjike Klinike UNI, ku vazhdon të mbajë seanca terapeutike në baza ditore. Si ligjërues ka punuar në Universitetin e Prishtinës dhe disa nga universitetet private në vend. Fushat e ligjërimit kryesisht përfshijnë psikologjinë klinike dhe këshillimore, psikoterapinë dhe neuroshkencën, ndërsa interesat hulumtuese ndërlidhen me filozofinë e neuroshkencës, psikologjinë evolutive si dhe fushat e ndërlidhjes së psikologjisë me pikëpamje të ndryshme filozofike dhe shkencat ekzakte, ku edhe ka botuar dy libra individual “Ouroboros” (2015) dhe “Placenta” (2017).

Arlinda Gashi

Koordinatore

Vendodhja: Ka lindur dhe jeton në Prishtinë, Republika e Kosovës.

Shkollimi:

Studimet bazike në fushën e Psikologjisë në Universitetin e Psikologjisë “Hasan Prishtina” (2014-2017).
Në vitin 2019 ka filluar studimet master në fushën e Psikologjisë Neuro-kognitive në Universitetin “Carl von Ossietzky Oldenburg Universität” në Oldeburg të Gjermanisë.
Studimet e doktoratës vijon në fushën e Psikologjisë Klinike dhe Psikopatologjisë, në “Paris Lodron” Salzburg University, në Salzburg të Austrisë.
E trajnuar në teknika të studimit dhe trajtimit si Electroencephalogram (EEG), Neurofeedback, vlerësim psikologjik, si dhe qasje terapeutike për trajtim të çrregullimeve psikologjike.
Aktualisht vijon trajnimin afatgjatë për Trauma Terapi në Diakonie Kosova.

Përvoja profesionale:

  • Aktualisht ushtron rolin e U.D. Dekane në Fakultetin e Psikologjisë në Kolegjin AAB.
  • Koordinatore dhe ligjëruese në Fakultetin e Psikologjisë në Kolegjin AAB (Tetor 2024 – )
  • Psikologe Klinike, Klinika UNI (Korrik 2024 – )
  • Bashkë-themeluese e platformës për promovim të shëndetit mendor “Mindosphere”
  • Konsulente për ngritje të kapaciteteve të akterëve lokal në ofrimin e shërbimeve psiko-sociale, GIZ KOSOVO, (korrik-dhjetor 2024)
  • Konsulente për shëndet mendor në kuadër të Community Development Fund – CDF (korrik-nëntor 2024)
  • Praktikuese vullnetare e Neurofeedback në Klinikën e Psikiatrisë – Qendra Klinike Universitare e Kosovës – QKUK, (janar 2024 – janar 2025)
  • Eksperte e rikthyer në kuadër të projektit të GIZ Kosova për ekspertët e rinj të rikthyer nga Gjermania (prill 2022 – mars 2024)
  • Zv. Udhëheqëse, psikologe dhe hulumtuese në Klinikën Empatia (nëntor 2021 – mars 2024)
  • Konsulente për ngritje të kapaciteteve të psikologëve shkollorë për vlerësim fillestar neuropsikologjik, në Institutin e Psikologjisë (maj-dhjetor 2023)
  • Praktika profesionale në fushën e Psikologjisë Klinike në Institucione të ndryshme publike, 2021-2022
  • Asistente e Projekteve të ndërlidhura me orientimin në karrierë dhe shërbimet psiko-sociale në organizatën joqeveritare, Kosovo Expert Group (2017-2019)
  • Hulumtuese në projekte hulumtuese të institucioneve të ndryshme si Qendra për Hulumtime Psiko-sociale dhe Mjekësore, Kolegji Heimerer, Universiteti i Prishtinës, etj. (2017)

Punimet shkencore:

Uka, F., Gashi, A., & Studenica, A. (2024). Internal cohesion psychotherapy: The nature, principles and application. Counselling and Psychotherapy Research, 24(1), 1-8.
Linku i artikullit

Danböck, S. K., Hettegger, S. E., Anders, S., Franke, L. K., Liedlgruber, M., Miedl, S. F., Gashi, A., Kurapov, A., Weber, R. C., Ehring, T., & Wilhelm, F. H. (2023). Psychometric properties of the dissociative subtype of posttraumatic stress disorder scale: replication and extension in two German-speaking samples. European journal of psychotraumatology, 14(2), 2238492.
Linku i artikullit

Uka, F., Gashi, A., Studenica, A., Gllogu, D., & Sopjani, V. (2023). Treating major depression using internal cohesion psychotherapy: A case report. J. Clin. Basic Psychosom, 2, 1336.

Uka, F., Gashi, S., Gashi, A., Gllogu, D., Musliu, A., Krasniqi, A., … & Wiium, N. (2022). The effectiveness of internal cohesion psychotherapy in treating young clients with depression and anxiety disorders: The role of developmental assets in Kosovo context. Frontiers in Psychology, 13, 1005709.
Linku i artikullit

Interesat aktuale hulumtuese:

Interesat aktuale hulumtuese qëndrojnë në fushën e psikologjisë klinike, psikopatologjisë dhe neuroshkencës, konkretisht me fokus në stresin posttraumatik.

Konferenca shkencore:

  • Presentation: Neurofeedback Treatment. The 7th Conference of Health, Wellbeing, Education and Children’s Rights.
  • Presentation: The role of avoidance on intrusive memories in PTSD. The 6th Conference of Health, Wellbeing, Education and Children’s Rights.
  • Poster presentation: Confronting fear after trauma. The impact of avoidance on intrusive memories in a trauma-film fear conditioning paradigm. The 14th European Meeting of Human Fear Conditioning.
  • Presentation: Living through emotions: Physiological reactions toward positive and negative emotions. Presentation at the Conference of Social Sciences Faculty: Post-Pandemic Challenges in Psychology and Education.
  • Presentation: Neural responses to everyday auditory stimuli. The 5th Conference of Health, Wellbeing, Education and Children’s Rights.
  • Presentation: The role of communication on interpersonal relationships.
  • Presentation: The effect of labels on children’s self-esteem. Evidence-based Future.
  • Presentation: The effect of labels in children’s mental health. Presentation at the European Conference of Language and Speech Therapy.

Vizita studimore dhe angazhime tjera:

  • Shkolla Verore, Universiteti i Radboud, kursi për R dhe Machine Learning (korrik 2025)
  • Hulumtuese në Laboratorin e Stresit Klinik dhe Emocioneve në Universitetin e Salzburg (janar-shkurt 2023)
  • Hulumtuese në Laboratorin e Psikologjisë Zhvillimore në Universitetin e Vjenës (shkurt-mars 2021)
  • Trajnime dhe vizita vendore dhe rajonale në lidhje me tema psikologjike dhe socio-politike (si Akademia Politike – Friedrich Ebbert Stiftung, Feminst Spring School – Artpolis, etc.)
National and international scholarships/grants:
  • Bursa universitare për studimet bachelor 2015-2016, 2016-2017
  • DAAD scholarship për studimet master 2019-2021
  • HERAS+ scholarship për studimet e doktoratës 2024
  • Erasmus+ -për vizita studimore

Licenca dhe kualifikime:

Licencuar si Psikologe Klinike nga Ministria e Shëndetësisë.

Paraqitje televizive:

  • Paraqitje të ndryshme televizive për tema të ndërlidhura me shëndetin mendor, çrregullimet psikologjike, qasje të trajtimit, metoda shkencore dhe hulumtuese si dhe të trajtimit/ndihmës psikologjike.
  • Studio A – ATV. Linku
  • Në rolin e Psikologes Klinike, për temen Agresiviteti, Libero – ATV
  • Çka është Neurofeedback. Radio Dukagjini. Linku
  • Neuroshkenca e zakoneve. In session me Delina Telaku – KlanKosova. Linku
  • Për çka na ndihmon psikoterapia. Radio Dukagjini. Linku
  • Për fushatën kushtuar shëndetit mendor. RTK. Linku
  • Si ta përmirësojmë performancën e trurit. Linku

Aida Thaqi

Koordinator për sigurimin e cilësisë

Aida Thaqi Gashi, e lindur më 13 janar 1998 në Prishtinë, është një asistente universitare, kërkuese dhe kandidate për doktoraturë në fushën e gjuhësisë. Aktualisht ajo është e angazhuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB, ku kontribuon në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe zhvillim institucional.

Pas përfundimit të studimeve themelore dhe master në gjuhë dhe letërsi angleze në Kolegjin AAB (2015–2021), ajo vazhdoi karrierën e saj akademike si asistente në të njëjtin institucion. Paralelisht, ka mbajtur pozita të rëndësishme në administratën akademike, përfshirë atë të Zyrtares për Sigurimin e Cilësisë (2021–2025) dhe aktualisht si Zyrtare për Çështje Mësimore (2025–vazhdon).

Në vitin 2023, ajo nisi studimet e doktoratës në Universitetin e Antwerp-it në Belgjikë, në kuadër të Fakultetit të Arteve, në programin e Linguistikës. Tema e saj kërkimore fokusohet në ndërthurjen ndërmjet gjuhës, gjinisë dhe të drejtave të grave në kontekstin kosovar. Që nga viti 2023, ajo është bashkë-mentore e disertacionit të saj nga Prof. Ass. Dr. Uranela Demaj.

Aida ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh profesionale ndërkombëtare që i kanë përforcuar njohuritë në menaxhim kërkimor, analizë të të dhënave, etikë akademike dhe të drejta gjuhësore. Ajo ka përfunduar me sukses programe trajnimi nga institucione të tilla si Universiteti i Antwerp-it, Springer Nature (Berlin), Akademia ELEVEL (Gjermani), KU Leuven, Universiteti Radboud në Holandë dhe Qendra për Studime Diskursi në Barcelonë. Trajnimet përfshijnë tema si: Critical Discourse Analysis, Project Management, Personal Effectiveness, Analytic Storytelling, GDPR & Research, SQL & Data Analysis, dhe shumë të tjera.

Në sferën akademike, Aida është prezantuese aktive në konferenca dhe simpoziume ndërkombëtare. Ajo ka prezantuar në Universitetin e Stokholmit në Suedi në maj të vitit 2024, në një simpozium ndërdisiplinor me temën: “Women’s rights’ activist tackling of absences in Kosovar society: Reflections on practice and research”. Po ashtu, ka marrë pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Pragmatikës (IPRA) në Bruksel në korrik 2023.

Përveç angazhimit si hulumtuese dhe mësimdhënëse, Aida ka shërbyer edhe si anëtare e komisioneve organizative për disa konferenca shkencore në Kolegjin AAB, duke përfshirë:

  • 1st Alumni Research Conference 2021: Language, Literature and Didactics

  • 2nd Alumni Research Conference 2022

  • Gender Studies Conference

Gjatë karrierës së saj, Aida është dalluar për përkushtimin ndaj cilësisë në arsim, përfshirjen aktive në çështjet e barazisë gjinore dhe zhvillimin e kapaciteteve kërkimore përmes mentorimit dhe punës ndërdisiplinore. Ajo mbetet e përkushtuar ndaj avancimit të arsimit të lartë në Kosovë, si dhe ndërkombëtarizimit të kërkimeve të saj shkencore.