Psikologji

Fakulteti i Psikologjisë ka qëllim parësor zhvillimin e arsimimit të lartë në fushën e psikologjisë përmes së cilës synohet ngritja e cilësisë së jetës së personave dhe grupeve shoqërore. Në këtë program studentët do të fitojnë njohuri të specializuara dhe të përditësuara mbi themelet shkencore psikologjike. Në anën tjetër, zhvillimi i aftësive të karrierës është i theksuar dhe i pranishëm në çdo fazë të studimit. Si rrjedhojë, kjo shkallë e studimeve të psikologjisë i vë studentët në një pozitë të pëlqyer për shumë vende pune në sektorin publik dhe privat, si brenda ashtu edhe jashtë sferës së psikologjisë profesionale.

Dekanati

Naim Telaku

Dekan

Naim Telaku ka fituar titullin Doktor i Shkencave të Aplikuara të Mjekësisë nga Universiteti Mjekësor i Vjenës në vitin 2018. Paraprakisht, ai ka magjistruar në Psikologjinë Neurokognitive në Universitetin Ludwig Maximilians të Mynihut, gjersa shkollimet bazike në Shkencën Politike dhe Psikologji i ka mbaruar në Prishtinë.
Aktualisht, z.Telaku mban pozitën e dekanit të Fakultetit të Psikologjisë në Kolegjin AAB. Ai ka qenë i zgjedhur President i Asociacionit të Psikologëve Profesionist të Kosovës, bashkëdrejtues i Komisionit për Licencimin e Psikologëve Klinikë pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë si dhe njëri ndër përfaqësuesit e komunitetit të psikologëve klinikë në kuadër të Odës së Mjekëve të Kosovës. Në vitin 2013, z.Telaku ka bashkëthemeluar Ambulancën Psikologjike Klinike UNI, ku vazhdon të mbajë seanca terapeutike në baza ditore.
Si ligjërues ka punuar në Universitetin e Prishtinës dhe disa nga universitetet private në vend. Fushat e ligjërimit kryesisht përfshijnë psikologjinë klinike dhe këshillimore, psikoterapinë dhe neuroshkencën, ndërsa interesat hulumtuese ndërlidhen me filozofinë e neuroshkencës, psikologjinë evolutive si dhe fushat e ndërlidhjes së psikologjisë me pikëpamje të ndryshme filozofike dhe shkencat ekzakte, ku edhe ka botuar dy libra individual “Ouroboros” (2015) dhe “Placenta” (2017).

CV

Mimoza Kamberi

Koordinatore

Mimoza Kamberi u lind në Prishtinë më 1982. Studimet universitare, bachelor dhe master i kreu në Fakultetin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa studimet e doktoratës i ka përfunduar në të njëjtin universitet, në Fakultetin e Edukimit, programi: Mësimdhënia dhe të mësuarit, profili: Psikologji Edukimi.

Karrierën akademike universitare e filloi qysh në vitin 2008, fillimisht në cilësinë e asistentes së re, për të vazhduar më tutje si ligjëruese në grup lëndësh nga lëmi i psikologjisë së edukimit. Ka ndjekur edhe shumë trajnime profesionale dhe projekte shkencore që kishin të bënin kryesisht me zhvillim profesional në mësimdhënie por gjithashtu edhe me fitimin e njohurive dhe shkathtësive në sigurimin e cilësisë dhe po ashtu në fushën menaxheriale në arsimin e lartë universitar.

Përveç mësimdhënies, që nga viti 2015 në Kolegjin AAB, mban edhe pozicione menaxheriale: nga viti 2015-2017 ishte koordinatore për sigurimin e cilësisë; pastaj nga 2017 shkurt deri shtator 2019 ishte u.d. dekane. nga tetori 2019 e tutje vazhdon të jetë prodekane, në Fakultetin e Psikologjisë.

Si pjesëmarrëse në projektet Tempus (2013-2019) kandidatja vizitoi shumë qendra universitare me renome ndërkombëtare si në Salzburg-Austri, Cork-Ireland, Edinburgh-Scotland, Lubljanë-Slloveni, duke marrë për së afërmi eksperienca ndërkombëtare në fushën e arsimit të lartë. Po ashtu në vitin 2019 në cilësinë e stafit akademik përmes Kolegjit AAB, ishte edhe përfituese e bursës Erasmus+, me ç’ rast ka ndjekur një kurs veror për metodologji shkencore të avancuar në Radboud University, Nijmegan-Holandë.

Ka publikime shkencore të indeksuara në platformën Scopus dhe platformat tjera kredibile, në cilësinë e autores së parë dhe po ashtu si bashkautore. Po ashtu ka marrë pjesë aktive në disa konferenca shkencore me karakter vendor/rajonal si dhe konferenca virtuale me karakter ndërkombëtar.

 

Ligjëron lëndët:

Psikologji edukimi

Teoritë e të nxënit

Zhvillimi i hershëm i fëmijës

 

CV

 

Aida Thaqi

Koordinator për sigurimin e cilësisë

CV