THIRRJE PËR APLIKIM GRANTE PËR PROJEKTE STUDENTORE

24 Shtator 2025
  1. HYRJE

Me qëllim të fuqizimit të rolit të studentëve, shtimit të aktiviteteve jashtë kurrikulare si dhe pasurimit të jetës studentore, Zyra për Zhvillimin e Projekteve në kuadër të Kolegjit AAB, shpallë këtë thirrje për projekte studentore. Tematika kryesore e thirrjes për vitin akademik 2025/2026 është “Promovimi i Paqes përmes Vullnetarizmit dhe Shërbimit në Komunitet”, duke i dhënë peshë fuqizimit të marrëdhënieve pozitive, ndihmës ndaj njëri-tjetrit, dhe pjesëmarrjes në projekte sociale. Gjithsesi, thirrja lejon propozime edhe në tematika të tjera të cilat mund të përmirësojnë jetën dhe eksperiencën studentore.

  1. OBJEKTIVAT E THIRRJES

Përmes projekteve studentore, aplikuesit duhet të synojnë të arrijnë së paku një nga objektivat e mëposhtme:

O1: Të rrisë pjesëmarrjen e studentëve në aktivitete vullnetare, duke u përqendruar veçanërisht në projekte që kanë për qëllim të ndihmojnë komunitetin.

O2: Të ndihmojë në zhvillimin e njohurive dhe aftësive të studentëve që lidhen me shërbimin ndaj komunitetit.

O3: Të promovojë ndërgjegjësimin rreth diversitetit dhe të ndihmojë në krijimin e një mjedisi të hapur dhe inkurajues për të gjithë studentët.

O4: Të rrisë pjesëmarrjen aktive të studentëve në aktivitete jashtë-kurrikulare.

O5: Të fuqizojë bashkëpunimin ndërmjet studentëve brenda dhe ndërmjet fakulteteve të ndryshme.

O6: Të krijojë një kulturë gjithëpërfshirëse duke i ofruar studentëve mundësinë të bashkohen në klube të ndryshme që reflektojnë interesat e tyre.

Çdo projekt duhet të ketë një qëllim të qartë dhe të përshtatet me objektivat e thirrjes për aplikim. Me fokus në këto objektiva, Kolegji AAB shpreh gatishmërinë për të mbështetur dhe financuar projekte studentore që shërbejnë si burim frymëzimi dhe ndryshimi pozitiv në mjedisin studentor dhe komunitetin më gjerë.

  1. AKTIVITETET E MUNDSHME

Disa nga aktivitetet e mundshme janë si në vijim:

  1. APLIKUESIT

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e Kolegjit AAB. Projekti duhet të ketë  një student si udhëheqës të projektit dhe së paku 3 studentë si anëtarë. Studentët të cilët kualifikohen si kandidatë për marrjen e granteve financiare duhet të plotësojnë kriteret si në vijim:

– të jenë të regjistruar në njërin nga programet BA apo MA;

– të jenë të rregullt në ligjërata, që dëshmohet përmes sistemit SIS.

  1. MENTORI/JA E PROJEKTIT

Secili grup i studentëve duhet të sigurojë mbështetjen e një (1) profesori/eshe që do të shërbejë si Mentor/e përgjatë implementimit të projektit. Kostoja standarde e kompensimit të mentorëve për secilin projekt është 150 EUR. Përgjegjësitë kryesore të Mentorit/ës janë që të mbështesë studentët përgjatë implementimit të projektit përmes informatave, lehtësimit të qasjes në resurset e Kolegjit AAB, redaktimit të materialeve promovuese të projektit, apo çfarëdo lloj shërbimi tjetër në funksion të mbarëvajtjes së implementimit të projektit. Mentori/ja duhet të nënshkruaj Aneksin II -“Konfirmimi nga Mentori/ja”, si dëshmi për gatishmërinë e tij/saj për të mentoruar grupin studentor në implementimin e projektit.

  1. KOHËZGJATJA DHE BUXHETI

Studentët do të kenë mundësi të aplikojnë për përkrahje për një periudhë maksimum 6 mujore. Buxheti maksimal i kërkuar për financim nga kjo thirrje për një grant nuk duhet të kalojë shumën 1.000 EUR, prej të cilave 150 EUR janë të përcaktuara si shpenzim standard për Mentorin/ën e projektit. Buxheti total në dispozicion për këtë thirrje është 3000 Euro. Kolegji AAB mban të drejtën që të mos e shfrytëzoj shumën totale në dispozicion, nëse vlerëson se aplikimet nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara.

  1. SHPENZIMET E PRANUESHME

Për t’u konsideruar të pranueshme, shpenzimet duhet t’i plotësojnë kriteret në vijim:

  1. DOKUMENTET E NEVOJSHME

Përveç Aneksit I –“Formulari i aplikimit dhe buxheti”, aplikantët (bartësi dhe studentët bashkë-aplikues) duhet të paraqesin edhe dokumentet e mëposhtme:

  1. DORËZIMI I APLIKACIONEVE

Aplikantët duhet të dërgojnë aplikacionet e plotësuara  më së largu deri më datën 31 tetor 2025 përmes linkut: https://forms.gle/pNhbfZfdcDBpZf6w8. Do të merren parasysh vetëm aplikacionet që përmbushin të gjitha kërkesat e thirrjes të specifikuara në udhëzuesin për aplikim dhe formularin e aplikimit. Për më shumë informata, të interesuarit mund të kontaktojnë Zyrën e Projekteve përmes emailit: [email protected]

  1. VLERËSIMI

Aplikacionet e plota për sa i përket dokumentacionit të kërkuar, do vlerësohen nga ekipi për vlerësimin e granteve (EVG). Ekipi do t’i vlerësojë aplikacionet në bazë të kritereve si vijon:

 1.Relevanca e projektit me objektivat e thirrjes20 pikë
 2.Lidhshmëria logjike e objektivave, aktiviteteve dhe rezultateve të pritura20 pikë
 3.Ndikimi i projektit tek studentët20 pikë
 4.Kapaciteti i aplikantit për të implementuar projektin20 pikë
 5.Efikasiteti i shpenzimeve  në buxhetin e propozuar20 pikë
  1. DATA TË RËNDËSISHME
ProcesiData tentative
Publikimi i thirrjes22 shtator 2025
Sesioni informues20 tetor 2025
Afati i fundit për kërkimin e sqarimeve24 tetor 2025
Data e fundit për aplikim31 tetor 2025

Share: