Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB dhe Federata e Padelit të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të avancimit të sportit dhe edukimit të studentëve.
Ky bashkëpunim synon zhvillimin e një partneriteti të ngushtë në përcaktimin dhe realizimin e programeve praktike të studentëve në kuadër të lëndës së padelit, shkëmbimin e stafit akademik dhe profesional mes dy institucioneve.
Gjithashtu parashihet organizimi i përbashkët i konferencave, seminareve, tryezave si dhe pjesëmarrja në takime të ndryshme të fushës sportive.
Marrëveshja u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, Fatmir Pireva, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Padelit të Kosovës, Jusuf Kika.