Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, së bashku me profesorët e tyre, morën pjesë në KosICT 2025, një nga ngjarjet më të mëdha të teknologjisë në rajon, që mbledh inovatorë, kompani, dhe profesionistë të IT-së nga e gjithë bota.
Kolegji AAB u mundësoi studentëve pjesëmarrjen në këtë ngjarje, në të cilën ata takuan ekspertë të fushës dhe kompani teknologjike të njohura.
Kjo pjesëmarrje shërben si mundësi që studentët të fitojnë njohuri të reja dhe të krijojnë kontakte profesionale, që do t’u shërbejnë në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.