NË KOLEGJIN AAB MBAHET “KAMPIONATI I KOSOVËS DHE MBARËKOMBËTAR NË DISIPLINËN FITNESS CHALLENGE

14 Tetor 2025

Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit, organizoi garën “Kampionati i Kosovës dhe Mbarëkombëtar në disiplinën Fitness Challenge”, e cila u mbajt në Kolegjin AAB.

Në këtë garë morën pjesë garues nga Kosova dhe Shqipëria, në kategori të ndryshme sportive. Edhe në këtë kampionat, studentët e Kolegjit AAB shkëlqyen me rezultatet e tyre të jashtëzakonshme.

Kategoria Meshkuj – Niveli Ari (Gold)

🥇 Vendi i 1-rë – Arben Sadikaj, Kolegji AAB

Kategoria Meshkuj – Niveli Argjend (Silver)

🥇 Vendi i 1-rë – Shkëlqim Miftari, Kolegji AAB

Kategoria Meshkuj – Niveli Bronz (Bronze)

🥇 Vendi i 1-rë – Arben Sadikaj, Kolegji AAB

🥈 Vendi i 2-të – Luar Aliu, Kolegji AAB

Fituesit e këtyre kategorive do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror të Bodybuildingut dhe Fitnessit, që do të mbahet në Santa Susanna – Barcelonë, Spanjë, gjatë muajit nëntor.

Çmimet dhe shpërblimet u ndanë nga Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, z. Fatmir Pireva, dhe Kryetari i Federatës Shqiptare të Fitnessit dhe Bodybuildingut, z. Rando Kukeli.

Share: