KOLEGJI AAB OFRON KONTROLL FALAS TË GJIRIT PËR STUDENTËT DHE STAFIN NË MUAJIN E NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT

20 Tetor 2025

Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Kolegji AAB me 24 tetor do të zhvillojë aktivitet të veçantë kushtuar kujdesit dhe parandalimit të hershëm të sëmundjeve të gjirit.

Aktiviteti do zhvillohet në Laboratorin e Radiologjisë të Kolegjit AAB, me fillim nga ora 15:00 – 17:00, nga doktoresha Shkëndije Nuza, specialiste e njohur e radiologjisë diagnostike, me mbi 17 vite përvojë në sistemin shëndetësor.

Kontroll falas për studentët dhe stafin

Gjatë aktivitetit, studentët dhe stafi i Kolegjit AAB do kenë mundësinë të përfitojnë një kontrollë falas Echo të gjirit, si ekzaminim i rëndësishëm për zbulimin e hershëm të sëmundjeve.

Qëllimi i aktivitetit

Ky aktivitet shërben në rritjen e ndërgjegësimit mbi rëndësinë e kontrolleve të hershme dhe të rregullta. Përmes këtyre nismave, Kolegji AAB inkurajon komunitetin që të ndërmarrë hapa në parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve.

Share: