Takim mes përfaqësuesve të Kolegjit AAB dhe Universitetit EPOKA në Shqipëri

20 Tetor 2025

Përfaqësueset e Kolegjit AAB zhvilluan një takim të frytshëm me përfaqësues të Universitetit EPOKA në Shqipëri, ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë ndërinstitucional.
Gjatë takimit, palët shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme akademike dhe kërkimore, përfshirë nënshkrimin e një marrëveshjeje zyrtare për bashkëpunim, zhvillimin e projekteve të përbashkëta, si dhe mbështetjen institucionale në iniciativa të përbashkëta.

Gjithashtu, u theksua rëndësia e vizitave reciproke dhe e pjesëmarrjes në organizimin e takimeve dhe aktiviteteve të ndryshme rajonale që kontribuojnë në forcimin e lidhjeve ndëruniversitare dhe shkëmbimin e përvojave akademike.

Share: