STUDENTËT E KOLEGJIT AAB MORËN PJESË NË PANAIRIN E STUDENTËVE 2025

21 Tetor 2025

Studentët e Kolegjit AAB morën pjesë në Panairin e Studentëve 2025, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

Në kuadër të këtij panairi, studentët nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike Elonë Haxhaj, Anton Azizi, Anjeza Veselaj dhe Vullnet Polloshka prezantuan projektin e tyre inovativ “ScanMate”, një sistem për menaxhimin e stokut përmes QR code, që synon të thjeshtojë dhe modernizojë procesin e kontrollit të produkteve.

Ky projekt pasqyron njohuritë, kreativitetin dhe aftësitë praktike të studentëve të AAB-së në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale, si dhe angazhimin e tyre për të sjellë ide të reja që lidhen me nevojat e tregut të punës.

Pjesëmarrja në panair dëshmon cilësinë e përgatitjes profesionale që Kolegji AAB u ofron studentëve, duke i pajisur me aftësi konkrete për të ardhmen e tyre në fushën e teknologjisë.

Share: