Në kuadër të shënimit të Ditës Kombëtare të Hungarisë, më 22 tetor 2025, Kolegji AAB mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Sh.T. Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Dr. László István Dux.
Në këtë ngjarje të rëndësishme diplomatike, Rektori i Kolegjit AAB, Blerim Olluri, dhe Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Venera Llunji, zhvilluan takime me ambasadorë të ndryshëm dhe përfaqësues të lartë të institucioneve ndërkombëtare të pranishëm në ceremoni.
Gjatë takimeve u shkëmbyen ide dhe propozime konkrete për bashkëpunim në fusha si arsimi, kërkimi shkencor dhe aktivitetet ndërkombëtare, përfshirë organizimin e ligjëratave, projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve akademike ndërmjet institucioneve.
Pjesëmarrja e Kolegjit AAB në këtë ceremoni të nivelit të lartë shënon vazhdueshmërinë e angazhimit në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe promovimin e arsimit cilësor përmes partneriteteve me institucione të rëndësishme diplomatike e akademike.