Profesori Vincenzo Di Maria, ligjërues në Universitetin e Bolonjës, u prit në Kolegjin AAB nga Rektori Blerim Olluri, së bashku me Prorektoren për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Venera Llunji, Drejtoreshën e Zyrës së Projekteve, Ilirjana Geci, si dhe Koordinatorin e Projektit CreaTech, prof. Agron Mustafa.
Punëtoria është zhvilluar në kuadër të programit të Capacity Building të projektit CreaTech, për stafin akademik të Kolegjit AAB, si dhe për pjesëmarrësit online nga partnerët e projektit.
Kjo punëtori u mbajt në formën hibride (onsite dhe online), dhe trajtoi temën “CCIs and Innovation – Service Design Lab (Unit 1.2, Module 1)”. Aktiviteti ofroi një hyrje në parimet dhe metodologjitë e dizajnit të shërbimeve, me fokus në zhvillimin e zgjidhjeve inovative për industrinë kulturore dhe krijuese.
Pjesëmarrësit u njohën me procesin e dizajnit të shërbimeve, duke përfshirë teknikat e hulumtimit, hartimin e personave dhe udhëtimeve të përdoruesve, si dhe krijimin e blueprint-eve të shërbimeve. Pas ekspozitës teorike, ata realizuan ushtrime praktike për të adresuar sfida të mundshme në dizajnimin e shërbimeve kulturore dhe kreative që promovojnë qëndrueshmërinë dhe përfshirjen.
Gjatë kësaj punëtorie, bashkë me profesorin Di Maria, ishte gjithashtu edhe Claudia Busetto, e cila kontribuoi online në mbështetje të diskutimeve dhe aktiviteteve të grupit.
Projekti CreaTech, financohet nga Instituti Evropian për Teknologji dhe Inovacion, në kuadër të skemës financuese të Horizon Europe të Komisionit Evropian.

