Është zhvilluar aktiviteti i radhës nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, ku u trajtua një nga temat më aktuale në botën e teknologjisë “Ndikimi i AI në Cyber Security”.
Ligjërata u zhvillua nga Kristian Kabashi, bashkëthemelues i kompanisë Cybee.ai, i cili solli perspektivën e industrisë, vlerën e AI në parandalimin e sulmeve dhe rrugëtimin e krijimit të një startup-i inovativ.
Gjatë këtij Tech Talk, studentët patën mundësinë të kuptojnë: përdorimin e AI në detektimin e kërcënimeve kibernetike; se si funksionon një platformë modern e sigurisë si Cybee.ai; pritshmëritë dhe kërkesat për profesionistët e rinj, etj.
Ky aktivitet solli kombinimin e teorisë me praktikën, si një urë lidhëse ndërmjet botës akademike dhe industrisë së teknologjisë.


