EU Knowledge in Action: Si po forcon Edu Lab kapacitetet e kërkimit në Kosovë; Vëzhgime nga viti i parë i implementimit

12 Dhjetor 2025

Projekti EduLab Horizon ndjek përvojat e të rinjve të nëntë vendeve evropiane gjatë tranzicionit të tyre përmes niveleve të ndryshme të arsimit dhe hyrjes në tregun e punës. Duke përdorur të dhëna të shumta, intervista me ekspertë, anketa, fokus grupe dhe punëtori, projekti nxjerr zërin e të rinjve duke dokumentuar rrugëtimin e tyre arsimor, sfidat, aspiratat dhe zgjedhjet. Qëllimi është të gjenerohet njohuri e re që të udhëheqë politika më efektive si përgjigje ndaj dinamikave në ndryshim të teknologjisë, arsimit dhe tregut të punës. Deri në fund të vitit 2025, EduLab do të publikojë raportet e para analitike, të koordinuara nga Evalag (Gjermani) dhe University of Birmingham (Mbretëria e Bashkuar), me fokus në rrugët arsimore, tranzicionet dhe investimet në nivel sistemi në të gjithë Zonën Ekonomike Europiane (EEA).

Për Kosovën, pjesëmarrja në këtë konsorcium të institucioneve evropiane ka qenë nder dhe përvojë transformuese mësimore. Ekipi ynë i kërkimit ka fituar qasje në metodologji të avancuara dhe standarde të larta të praktikës akademike të cilat partnerët tanë i kanë perfeksionuar ndër vite. Udhëzimi i tyre ka “ç’kyçur” potencialet tona kombëtare në mënyra të ndryshme, na ka shtyrë përtej zonës së rehatisë dhe na ka rikujtuar se kërkesat e kërkimit rigoroz. Ndonjëherë ndihemi si nxënës pranë mjeshtrave praktikues, duke përthithur jo vetëm teknikat e tyre, por edhe disiplinën, saktësinë dhe përkushtimin ndaj cilësisë.

Gjatë vitit të parë, ekipet partnere të mbështetura nga Economica Institute në Vjenë dhe të koordinuara nga University of Lusófona kanë punuar intensivisht në anketat dhe aktivitetet pjesëmarrëse, me qindra të rinj që dhanë kontribute të vlefshme. Ky proces kërkoi përpjekje të konsiderueshme. Kërkimi i cilësisë së lartë kërkon planifikim të kujdesshëm, koordinim në nivele të ndryshme dhe angazhim me partnerët dhe pjesëmarrësit. Qasja pjesëmarrëse e EduLab-it, veçanërisht në fokus grupe dhe punëtori, kërkon përfshirje të thellë dhe të vazhdueshme nga ekipet lokale. Ndërsa këto ndërveprime zhvillohen, kufijtë tradicionalë midis intervistuesit dhe të intervistuarit ose moderatorit dhe pjesëmarrësit shpesh zbërthehen, duke krijuar një mjedis kërkimor bashkëpunues dhe me kuptim ku të gjithë kontribuojnë dhe mësojnë.

EduLab ka shërbyer gjithashtu si katalizator për forcimin e kërkimit në Kolegjin AAB. Pas takimit fillestar, ne themeluam Qendrën e Kërkimit EduLab për të avancuar studimet mbi arsimin dhe punësimin e të rinjve në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. Nëntë muaj më vonë, përfunduam tre studime që përfshijnë mbi një mijë të diplomuar të rinj, duke gjeneruar gjetje të rëndësishme mbi relevancën e arsimit të lartë dhe rezultatet në tregun e punës, përfshirë edhe llogaritjen e indeksit të mos-përputhjes së arsimit me tregun e punës në Kosovën.

Në muajt në vijim, ekipi ynë do të vazhdojë të analizojë faktorët që ndikojnë në performancën e studentëve dhe të sistemit, si dhe tranzicionin nga arsimi para-universitar drejt punësimit. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet pjesëmarrjes dhe sfidave me të cilat përballen komunitetet etnike, grupet e margjinalizuara dhe studentët me nevoja të veçanta arsimore.

Presim me interes rezultatet përfundimtare të EduLab, të cilat do të mbështesin politika më efektive arsimore dhe tranzicione të suksesshme për të rinjtë në Kosovë. Rigoroziteti shkencor i projektit na jep besim se rasti i Kosovës jo vetëm që do të kontribuojë në zhvillimin e politikave kombëtare, por mund të ofrojë edhe njohuri me vlerë për vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor. EduLab gjithashtu po nxit një dialog të qëndrueshëm kombëtar ndërmjet industrisë, institucioneve, autoriteteve dhe të rinjve, ndërsa gjetjet e tij do të shpërndahen përmes platformave të BE-së dhe rajonit si Erasmus+, Fondi i Ballkanit Perëndimor dhe Këshilli për Bashkëpunim Rajonal. Historitë e përbashkëta dhe sfidat e ngjashme në rajon krijojnë një themel të fortë për iniciativa të reja që mund të ndërtojnë mbi njohuritë dhe ekspertizën e gjeneruar përmes EduLab.

Partnerët e projektit:  Economica Institute of Economic Research, National and Kapodistrian University of Athens, CeiED at Lusófona University, Evaluation Agency Baden-Württemberg, Bamberg University, AlmaLaurea Interuniversity Consortium, AAB College, Birmingham City University, Maria Grzegorzewska University, University of Graz, Tampere University (TAU)

Share: