Dekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale Prof. Mimoza Kamberi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me 7 kopshtet: Ninulla Academy, Kopshti Engjëlli, Akademia e Fëmijëve Ora 1, Akademia e Fëmijëve Ora 2, Akademia e Fëmijëve Ora 3, IP Harabelat, IP Foleja dhe HandiKos.
Këto marrëveshje synojnë partneritetin ndërinstitucional dhe forcimin e bashkëpunimit afatgjatë, duke iu ofruar mundësi studentëve të realizojnë praktikë profesionale.
Nënshkrimi i marrëveshjeve paraqet një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të bashkëpunimeve të qëndrueshme, për mundësi të reja të zhvillimit profesional, shkëmbim përvojash dhe përmirësim të cilësisë së arsimit.


