Fakulteti i Administratës Publike zhvillon ligjëratë mbi integritetin dhe llogaridhënien në sektorin publik

24 Dhjetor 2025

Në kuadër të aktiviteteve akademike Fakulteti i Administratës PublikeKolegjin AAB, ka organizuar një ligjëratë për studentët me  temën “Integriteti dhe llogaridhënia në sektorin publik: përdorimi i të dhënave të hapura dhe platformave digjitale për identifikimin e rreziqeve nga korrupsioni”.

Ligjërata u mbajt nga znj. Diana Metushi-Krasniqi, përfaqësuese e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), dhe kishte për qëllim t’u ofrojë studentëve një hyrje praktike dhe të aplikueshme mbi mënyrat bashkëkohore të identifikimit dhe trajtimit të rreziqeve të korrupsionit dhe ndikimit të padrejtë politik në administratën publike, përmes analizës së të dhënave dhe monitorimit publik.

Gjatë ligjëratës, studentët u njohën me: Mënyrat e gjetjes dhe përdorimit të burimeve të besueshme të të dhënave për analizë dhe vendimmarrje; shfrytëzimin e të dhënave të hapura për të kuptuar trendet dhe sjelljet institucionale, përfshirë shpenzimet publike, fituesit e përsëritur dhe ndryshimet ndër vite; përdorimin e platformave digjitale, si Integrity Watch Kosova, rajoni dhe BE, për identifikimin e hershëm të “flamujve të kuq” që lidhen me ndikimin e padrejtë politik, konfliktin e interesit, etj.

Ligjërata u zhvillua në format interaktiv, me shembuj praktikë dhe diskutime të hapura mbi mënyrën se si këto mjete dhe qasje mund të përdoren nga studentët në kuadër të lëndëve të qeverisjes së mirë, politikave publike, menaxhimit financiar publik dhe administrimit të prokurimit.

Share: