Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Digit Consulting LLC, e përfaqësuar nga drejtori menaxhues Fahri Breca.
Ky bashkëpunim synon krijimin e një partneriteti strategjik me fokus në bashkë-mentorim, aktivitete profesionale dhe përfshirjen e studentëve në praktika reale pune, duke i përgatitur ata sa më mirë për tregun e punës. Digit Consulting, e njohur për shërbimet e saj këshilluese dhe zgjidhjet teknologjike për biznese, ofron një mjedis të vlefshëm për zhvillimin profesional të studentëve.
Kjo marrëveshje forcon lidhjen ndërmjet arsimit dhe industrisë, duke hapur mundësi konkrete për zhvillim akademik dhe profesional.

