Fakulteti i Shkencave Sociale në kuadër të lëndës ”Integrimi i Teknologjisë në Edukim”, ka organizuar një ligjëratë me temën “Siguria e fëmijëve në internet përmes edukimit medial”, duke adresuar një nga çështjet më të rëndësishme të kohës digjitale.
I ftuar special në këtë ligjëratë ishte z.Petrit Tahiri, drejtor nga Qendra për Arsim në Kosovë, i cili prezantoi qasje praktike dhe metodologji edukative për parandalimin e rreziqeve online.
Studentët e nivelit master patën mundësi të diskutojnë, të parashtrojnë pyetje dhe të thellojnë njohuritë e tyre për sigurinë digjitale.
Si përfundim, studentët u njohën edhe me statistika konkrete për grupmosha të ndryshme, të cilat pasqyronin mënyrën e përdorimit të internetit.

