Kolegji AAB organizon Tryezë Shkencore Ndërkombëtare mbi Inteligjencën Artificiale

2 Shkurt 2026

Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB ka organizuar tryezën shkencore ndërkombëtare me titull
“E Ardhmja e Zhvillimit Akademik dhe Kërkimit Shkencor në Epokën e Inteligjencës Artificiale”.

Ngjarja mblodhi profesorë dhe studiues të shquar nga SHBA, Evropa, Ballkani Perëndimor dhe Azia Jugore, duke krijuar një platformë të rëndësishme për dialog akademik mbi ndikimin e AI në arsimin e lartë, kërkimin shkencor, inovacionin, ekonominë dhe sipërmarrjen. Tryeza u organizua në format hibrid, me pjesëmarrje fizike dhe online.

Tryeza u hap nga Rektori i Kolegjit AAB, Dr. Sc. Blerim Olluri, ndërsa fjalën përshëndetëse e mbajti iniciatori i kësaj tryeze Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Dr. Xhavit Islami

Ngjarja u moderua nga Prof. Asoc. Dr. Besime Ziberi, e cila udhëhoqi diskutimet dhe ndërveprimin akademik ndërmjet panelistëve.

Programi shkencor përfshiu prezantime nga:
• Prof. Dr. Steve H. Hanke (Johns Hopkins University, USA);
• Prof. Dr. Veland Ramadani (South East European University (SEEU), North Macedonia);
• Prof. Dr. Helena Nobre (University of Aveiro (UA), Portugal);
• Akademik Prof. Dr. Besnik Krasniqi (University of Prishtina, Kosovë);
• Prof. Dr. Nawaz Ahmad (Shaheed Benazir Bhutto University, Pakistan / University of Aveiro (UA), Portugal).

Konkluzionet kryesore të kësaj tryeze nënvizuan se inteligjenca artificiale tashmë është pjesë integrale e jetës akademike dhe kërkimit shkencor, duke rritur produktivitetin, cilësinë dhe përfshirjen akademike. Gjithashtu u nënvizua roli i AI në formësimin e mendimit sipërmarrës, inovacionit, analizës ekonomike, sistemeve financiare globale, si dhe transformimit të marketingut dhe zhvillimit të kompanive. Njëkohësisht, u theksua nevoja për politika institucionale të qarta, etike dhe të qëndrueshme për përdorimin e AI në arsimin e lartë. Tryeza konfirmoi përkushtimin e Kolegjit AAB për të qenë pjesë aktive e debatit ndërkombëtar mbi të ardhmen e arsimit dhe kërkimit shkencor në epokën e inteligjencës artificiale.

Share: