Nxënësit e shkollës së mesme elektroteknike “Gjin Gazulli” fillojnë realizimin e punës praktike në AAB

5 Shkurt 2026

Si pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Shkencave KompjuterikeKolegjin AAB dhe shkollës së mesme elektroteknike “Gjin Gazulli”, ka filluar realizimi i punës praktike nga nxënësit e kësaj shkolle.

Ata ishin pjesë e trajnimit “Hyrje në Java” të mbajtur nga studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, ndërsa u mirëpritën nga dekani, prof. dr. Arben Ahmeti.

Ai iu uroi suksese nxënësve pjesëmarrës, duke shpresuar se këto njohuri do iu shërbejnë në tregun e punës dhe gjatë studimeve.

Share: