Kolegji AAB zgjeron bashkëpunimin me kompaninë Komtel

5 Shkurt 2026

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Prof. Dr. Arben Ahmeti dhe Udhëheqësi për Zhvillimin e Softuerit në kompaninë Komtel, Astrit Desku, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim në organizimin e trajnimeve, punëtorive, ligjëratave dhe  aktiviteteve të tjera profesionale që kontribuojnë në përgatitjen e studentëve dhe përafrimin e programeve akademike me nevojat e tregut të punës.

Kjo marrëveshje ngërthen edhe mundësinë e zhvillimit të projekteve të përbashkëta, nxitjen e inovacionit dhe krijimin e mundësive konkrete për përfshirjen e studentëve në aktivitete praktike dhe profesionale.

Në këtë mënyrë, Kolegji AAB vazhdon të forcojë rolin e tij si institucion i orientuar drejt bashkëpunimit me industrinë dhe zhvillimit të aftësive praktike të studentëve.

Share: