Ambasadori i Australisë Sh.T. Richard Rodgers viziton Kolegjin AAB, diskutohet bashkëpunimi me universitetet australiane

21 Shkurt 2026

Sh.T. Richard Rodgers, Ambasador i Australisë me seli në Zagreb, Kroaci, i shoqëruar nga Znj. Dijana Padezanin, Zyrtare për Çështje Ekonomike dhe Politike, vizitoi Kolegjin AAB, ku u prit nga Rektori i Kolegjit AAB, Blerim Olluri, dhe Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim, Venera Llunji.

Gjatë vizitës në Kolegjin AAB, u diskutuan temat kyçe që lidhen me zhvillimin dhe ecurinë e institucionit, duke përfshirë programet studimore, infrastrukturën moderne dhe angazhimin në procesin e ndërkombëtarizimit. Rektori Olluri theksoi potencialin për zhvillimin e teknologjisë dhe shkencave kompjuterike në Kolegjin AAB, me fokus të veçantë në inteligjencën artificiale.

Ambasadori i Australisë, Richard Rodgers, theksoi rëndësinë e arsimit cilësor dhe edukimit të gjeneratave të reja, duke nënvizuar aktivitetet që kontribuojnë në zhvillimin personal dhe profesional të studentëve. Ai diskutoi gjithashtu mundësitë për bashkëpunim me universitete në Australi, qasjen ndaj mësimit hibrid dhe online, si dhe rëndësinë e pranisë së studentëve ndërkombëtarë për forcimin e komunitetit akademik të Kolegjit AAB.

Takimi në Kolegjin AAB shërbeu si një mundësi për të thelluar bashkëpunimin akademik dhe për të trajtuar çështje të rëndësishme në fushën e arsimit të lartë, mësimdhënies, trajnimeve profesionale dhe ndërkombëtarizimit.

Share: