Profesoreshë Bardha Kika e Kolegjit AAB mori pjesë dhe ligjëroi në kuadër të Javës Ndërprofesionale Ndërkombëtare 2026, organizuar nga FH Campus Wien – University of Applied Sciences në Austri, përpara studentëve ndërkombëtarë nga fusha të ndryshme të shkencave shëndetësore.
Në këtë aktivitet akademik ndërkombëtar, ajo zhvilloi një punëtori me temën “Bilingual Children and Communication: Strategies for Interprofessional Practice”, i fokusuar në zhvillimin e komunikimit te fëmijët bilingual, dallimin ndërmjet diferencave gjuhësore dhe çrregullimeve gjuhësore, si dhe në rëndësinë e bashkëpunimit ndërprofesional në praktikën klinike dhe arsimore.
Punëtoria u ndoq nga studentë ndërkombëtarë nga Austria, Holanda, Belgjika, Italia, Zvicra dhe Japonia, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për shkëmbim përvojash, perspektivash dhe praktikash profesionale në kontekst multikulturor.
Pjesëmarrja në këtë javë ndërkombëtare reflekton angazhimin e vazhdueshëm të Kolegjit AAB për ndërkombëtarizim, mobilitet akademik dhe bashkëpunim me institucione prestigjioze evropiane në fushën e arsimit të lartë dhe shkencave shëndetësore.
