Studenti Akil Gjakova, shpallet “Sportisti i Vitit 2025” nga Komiteti Olimpik i Kosovës

26 Shkurt 2026

Edhe këtë vit, studenti i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, Akil Gjakova, është shpallur “Sportisti i Vitit” nga Komiteti Olimpik i Kosovës, si vlerësim për arritjet e tij të jashtëzakonshme gjatë vitit 2025 në arenën ndërkombëtare të xhudos.

Gjatë këtij viti, Gjakova shënoi suksese të rëndësishme në garat elitare botërore. Në fillim të sezonit, ai mori pjesë në Grand Slam-in e Parisit 2025, ku fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke konfirmuar edhe një herë nivelin e tij të lartë konkurrues.

Sukseset e tij janë dëshmi e përkushtimit personal, por njëkohësisht edhe reflektim i mbështetjes institucionale dhe cilësisë akademike e profesionale që ofron Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB.

Ky fakultet vazhdon të jetë vatër e zhvillimit të kuadrove të suksesshme në sport, duke kombinuar dijen teorike me përvojën praktike dhe mbështetjen e vazhdueshme për studentët.

Share: