Kolegji AAB në bashkëpunim me Asociacionin e Arkitektëve të Kosovës, organizon konferencën kombëtare të arkitekturës archiKOMB, e cila këtë vit zhvillohet me temën “Vizioni i Përbashkët”.
Konferenca synon të krijojë një hapësirë për hulumtim, diskutim dhe reflektim mbi zhvillimet bashkëkohore në arkitekturë, duke trajtuar tema të ndryshme që lidhen me perspektivat e së ardhmes së disiplinës dhe rolin e saj në shoqëri.
Temat kryesore përfshijnë: Kufijtë dhe përshkimet; të përbashkëtat dhe kontigjencat; e ardhmja e kolektives; reflektimi, digjitalizmi dhe regjenerimi; ndërthurjet e dizajnit bashkëkohor lokal; ekologjitë hibride.
Konferenca mbahet me 22 maj 2026 në Kolegjin AAB, ndërsa të gjithë të interesuarit ftohen të dorëzojnë abstraktet e tyre deri me 15 prill 2026.
Për informata dhe dorëzim të abstrakteve:
📧 [email protected]