Për nder të Ditës Botërore të Sindromës Down, Fakulteti i Stomatologjisë në bashkëpunim me poliklinikën ALBADENT, ka organizuar një aktivitet të veçantë.
Gjatë këtij aktiviteti, u realizuan vizita stomatologjike, pastrim i dhëmbëve si dhe shërbime të tjera dentare, të realizuara nga studentët e AAB- së nën mbikëqyrje të Prof.Ass.Dr Blerim Mehmeti.
Përveç rëndësisë në aspektin e kujdesit oral, kjo ka shërbyer edhe si platformë praktike për studentët duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të zhvillojnë ndjeshmëri ndaj komuniteteve me nevojë.
Si përfundim, fëmijët me Sindromë Down janë nderuar me nga një dhuratë simbolike nga Kolegji AAB, si shenjë përkujdesjeje dhe vlerësimi për ta.


