Thirrje për pjesëmarrje të studentëve në programin Knowledge Lab

25 Mars 2026

Kolegji AAB, në kuadër të projektit CreaTech, të financuar nga Instituti Evropian për Teknologji dhe Inovacion (EIT HEI Initiative), fton studentët e interesuar të aplikojnë për programin Knowledge Lab, një trajnim unik që ndërthur njohuritë akademike me përvojën praktike në industrinë kulturore dhe kreative (CCI).

Programi përbëhet nga 4 module, me 12 sesione që do mbahen fizikisht në hapësirat e Kolegjit AAB.

Në fund të programit, pjesëmarrësit do të përfitojnë:

– Certifikatë për përfundimin e suksesshëm të trajnimit, dhe

– Badge of Recognition për angazhim të dalluar (Disa institucione mund ta njohin programin edhe si kredi ECTS).

Afati i aplikimit është i hapur deri me 31 mars 2026.

Aplikimi bëhet përmes formularit zyrtar në Google Forms: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfejPQ4Fjdp2cJ3GQ1iCGAxkphEYeWJYs1lTdeK7A2-BhYxIg/viewform?usp=publish-editor 

https://aab-edu.net/wp-content/uploads/2026/03/Call-for-students-Createch-2-1.pdf

Share: