Thirrje për Ofertim të Pajisjeve – CORE-ED Academy

31 Mars 2026

Kolegji AAB fton të gjitha bizneset e interesuara që të dorëzojnë ofertat e tyre për pajisje në kuadër të projektit “CORE-ED Academy”.

Ky projekt ka për qëllim fuqizimin e institucioneve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për të zhvilluar ndërhyrje dinamike që promovojnë përfshirjen sociale dhe vlerat demokratike në sistemin e drejtësisë për të miturit, ofron trajnim të specializuar dhe kurikula të reja në pedagogjinë korrektuese, duke krijuar një ekosistem profesional të ri të ndërlidhur me tregun e punës dhe nevojat reale të institucioneve korrektuese.

Thirrja për ofertim

Dorëzimi i dokumentacionit:

Ofertat duhet të dorëzohen vetëm në formë elektronike në adresat:
[email protected]
[email protected]

Subjekti i email-it duhet të jetë: “Ofertë për CORE-ED Academy”

Afati i fundit për dorëzim: 17 Prill 2026

Kriteret e përzgjedhjes:

Çmimi – 40%
Specifikat teknike – 40%
Koha e liferimit – 20

Share: