Kolegji AAB merr pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Arsimin e Lartë EURIE 2026 në Stamboll

8 Prill 2026

Kolegji AAB po merr pjesë në EURIE – Eurasia Higher Education Summit 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e arsimit të lartë, që po mbahet në Stamboll nga 7 deri më 9 prill 2026. Ky samit mbledh çdo vit drejtues universitarë, ekspertë të arsimit dhe përfaqësues institucionesh nga e gjithë bota për të diskutuar zhvillimet dhe sfidat e arsimit të lartë në nivel global. 

Në kuadër të këtij samiti, Rektori i Kolegjit AABDr. Sc. Blerim Olluri, zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të shumë institucioneve të arsimit të lartë nga vende të ndryshme të botës. Gjatë këtyre takimeve u shkëmbyen ide, përvoja dhe propozime konkrete për zgjerimin e rrjetit të bashkëpunimit ndërkombëtar të Kolegjit AAB.

Rektori Olluri u takua jo vetëm me partnerët ekzistues të institucionit, por edhe me përfaqësues të universiteteve të reja nga rajoni i Euroazisë dhe më gjerë, duke iniciuar kontakte dhe bashkëpunime të reja akademike. Këto takime synojnë të hapin rrugë për projekte të përbashkëta, shkëmbime akademike dhe aktivitete të përbashkëta shkencore në të ardhmen.

Samiti EURIE – Eurasia Higher Education Summit konsiderohet një platformë e rëndësishme ndërkombëtare për rrjetëzim dhe bashkëpunim në arsimin e lartë, duke mbledhur mijëra profesionistë të sektorit dhe duke ofruar panele, diskutime dhe punëtori mbi trendet më të fundit të ndërkombëtarizimit të universiteteve dhe mobilitetit akademik.

Pjesëmarrja e Kolegjit AAB në këtë samit përforcon edhe më tej praninë ndërkombëtare të institucionit dhe angazhimin për zgjerimin e partneriteteve strategjike me universitete dhe organizata të arsimit të lartë në rajon dhe në botë.

Share: